Pranga tre “Pajtuesve” të gjaqeve, dokumente false për Azil kundrejt 1000 Eurove

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Misionarëve të Pajtimit Mbarëkombëtar, shtetasin N.Prenga, të akuzuar për “korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “fallsifikim dokumentash”, si edhe për shtetasit T. Marena dhe P. Ndoj, të akuzuar për “korrupsion aktiv në sektorin privat” dhe “fallsifikimi i dokumentave.Vendimit të gjykatës është ekzekutuar nga ana e oficerëve të Policisë së Shtetit. Nga hetimi i Prokurorise, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se në këmbim të shumave nga 300 deri në 1000 euro, hartonin dokumenta të fallsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.