SHBA mohon akuzat e Venezuelës: Asnjë plan për të krijuar trazira kundër qeverisë

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat e bëra nga presidenti i Venezuelës se diplomatë amerikanë janë duke bërë konspiracion për të shkaktuar trazira në vendin e Amerikës Jugore. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki, tha se akuzat e tilla janë të pabaza dhe false.Venezuela njoftoi gjatë së hënës se 3 diplomatë amerikanë kanë 48 orë kohë për t'u larguar nga vendi amerikano-jugor, pasi akuzohen për konspiracion kundër qeverisë venezueliane.Ministri i Jashtëm venezuelian akuzon zyrtarët amerikanë se kanë përdorur një program vizash si mbulim për tu takuar me organizatorë të rinj në Universitete private për trajnimin financimin dhe krijimin e organizatave rinore, përmes të cilave është promovuar dhuna në Venezuelë.Dëbimi i tyre që u shpall fillimisht nga Presidenti, Nicolas Maduro të dielën, vjen pasi DASH shprehu shqetësim në lidhje me rritjen e tensioneve në Venezuelë.Tre protestues antiqeveritarë vdiqën në përplasjet e javës së kaluar në Karakas, ndërsa autoritetet kanë lëshuar një mandat arresti për liderin e opozitës, Leopold Lopez, pas akuzave për konspiracion dhe vrasje të lidhura me dhunën e shpërthyer.