Të shkarkuarit nga administrata mblidhen në një shoqatë, denoncojnë qeverinë
Ardian Bixha, Akil Berberi dhe Gladiola Bardhoshi, janë tre nga 200 personat që firmosën për ngritjen dhe funksionimin e shoqatës për mbrojtjen e administratës publike.Janë 4000 persona, të cilët kanë punuar në administratë dhe janë larguar nga puna kur në qeverisje erdhi e majta.Nga këta, një pjesë e tyre krijuan shoqatën dhe bënë thirrje që qeveria të ndalë sulmet për largimin e punonjësve të administratës të cilët, siç thanë ata, i shërbejnë qytetarëve dhe jo politikës.“Na ka premtuar se do të na nxirrte në konkurse ku do të njihej meritokracia. Absolutisht asnjë nga ne nuk ka hyrë në një konkurs të vetëm që të shihej sesa të aftë ishim. Stop, të gjitha këto nuk duhet të ndodhin më, duhet tu themi Stop gënjeshtrave që na janë bërë deri më sot. Ne jemi njerëz të aftë për gjithçka, do luftojmë për gjithçka. Të gjithë bashkarisht do dalim përballë Kryeministrisë do tu themi stop, do luftojmë për veten tonë, familjet tona, shtetin tonë. Nuk kam për të harruar asnjëherë kur Kryeministri i këtij vendi kishte premtuar shumë se nuk do prekej administrata, do ishte e mbrojtur në të gjitha kohërat. Ai Kryeministër kthen kokën dhe buzëqesh me fatkeqësinë time, ky Kryeministër ka buzëqeshur me papunësinë time. Unë e vendosur në luftën time kërkoj nga të gjithë të pranishmit të bashkohen me mua, sot jemi më shumë, do bashkohemi të gjithë dhe do tu themi stop zoti. Kryeministër, çifligu yt mori fund” tha një prej të shkarkuarve.Tashmë të anëtarësuar në këtë shoqata, i benë thirrje qytetarëve të tjerë që janë prekur nga kjo reformë largimesh të mbrojnë të drejtat e tyre, duke ngritur zërin dhe duke iu bashkuar kësaj nisme.Të larguarit nga puna nuk përjashtuan edhe mundësinë e bërjes së protestave në ditët në vazhdim.