Elbasan, kapet në flagrancë polici, tentoi të fuste celularë në burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2014, 13:15
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë, në kuadër të punës intensive për parandalimin e shkeljes së Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe garantimin e sigurisë, ka kryer sot një kontroll në Institucionin e paraburgimit Elbasan, ku është konstatuar një rast shkelje e rregullave të detyrës.Punonjësi Ali Alla, me detyrën polic i rolit bazë, po tentonte të fuste në këtë institucion sende të ndaluara. Ai u kap duke futur celularë dhe është bërë arrestimi në flagrancë nga SHKB e burgjeve.Aktualisht, çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Elbasan.