Kosovarët luftojnë në Siri për para, Ministria e Brendshme: U ofrohen paga të majme
Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Ky është përfundimi i një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.Në raport nuk janë përmendur organizatorët, por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri për të luftuar. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i çojnë kosovarët në atë luftë.MPB këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.Sipas këtij dokumenti, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, por ende nuk ka asnjë emër kush është ai organizator që i drejton kosovarët drejt vdekjes.Qeveria e Kosovës ka miratuar një kuadër ligjor që ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit, siç është ajo në Siri.Edhe vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka thënë se kuadri ligjor synon të krijojë hapësirë për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve në situata, siç është ajo në Siri ku lufta tashmë ka marrë përmasa përtej luftës kundër regjimit të Bashar al Assadit.