Tritoli rikthehet në rrugët e Tiranës, C4 në parakolp, fluturon makina e 31-vjeçares
Policia e kryeqytetit ka identifikuar pronaren e vërtetë të mjetit, i cili shpërtheu mbrëmjen e të hënës, në zonën e Liqenit Artificial. Sipas policise së Tiranës, mjeti i përket shtetases 30-vjeçare Mercedez Jazenxhi, përgjegjëse në një kompani private.Mësohet se 30-vjeçarja është marre në pyetje nga policia në lidhje me konfliktet që mund të ketë patur, gjë që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Bëhet me dije se pozicioni dhe marrëdhëniet e punës së 31-vjeçares do të jenë një piste e hetimeve.Por nga grupi i hetimor sqarohet se nuk është përjashtuar asnjë pistë,duke qënë se jemi në fazën e hetimeve paraprake. Ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet filmike të objekteve që ndodhen afër vendit të shpërthimit.Fillimisht u tha se mjeti ishte në pronësi të një biznesmeni italian, por pas verifikimit të kryer nga policia rezultoi se mjeti tip "Opel", me targa italiane të paregjistruara i përkiste 30-vjeçares.Makina ishte e parkuar pranë Kopshtit Zoologjik dhe mendohet se sasia prej 100 g e llojit C4 ishte vendosur në pjesën e prapakolpit. Policia mendon se nisur nga sasia e pakët e lëndës eksplozive, ka qenë një atentat për të trembur personin dhe jo për ta eleminuar atë.