Shtyhet vizita e Ramës në Beograd, lajmin e konfirmon për Ora News Ambasadori serb

Kryeministri Edi Rama nuk do vizitojë Beogradin brenda muajit shkurt ashtu siç ishte parashikuar. Vizita në Beograd do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare në Serbi.Lajmi e ka konfirmuar për mikrofonin e Ora News, ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç, i cili thotë se kreu i qeverisë shqiptare do të qëndrojë në në kryeqendrën serbe pas formimit të qeverisë së re.“Vlerësojmë iniciativën e Kryeministrit Rama për të vizituar Serbinë. Ai është i mirëpritur në Serbi. Kjo vizitë mund të realizohej me para, por tani kemi zgjedhjet parlamentare. Pas krijimit të qeverisë së re ne do të organizojmë vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Serbi. Pa dyshim që ne kemi interes për marrëdhënie të mira me qeverinë"theksoi ai.Kryeministri, Edi Rama është Kryeministri i parë shqiptar që viziton zyrtarisht Beogradin pas 68 vitesh. Më 23 qershor të vitit 1946, Enver Hoxha shkeli në Beograd për herë të parë si Kryeministër i Shqipërisë.Në vitin 1946 vendet nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe vendosën të nënshkruhet një traktat miqësie dhe ndihmë reciproke në raste agresioni territorial nga ana e Greqisë.