Bashkia hap kopshtin e dashurisë, të dashuruarit mund të mbjellin trëndafilin e tyre
Në ditën e Shën Valentinit ata që duan të lënë një kujtim dashurine, mund të mbjedhin një trëndafil në kopshtin e dashurisë. Bashkia e Tiranës u ka dhënë mundësi të dashuarve të jenë jo vetëm vizitor po të lënë gjurmë në këto rrathë trëndafilash.“Në simbolikë të kësaj dite, kemi mbjellë këtë kopësht që ne duam ta quajmë “kopshti i dashurisë”. Trëndafilat janë një dhuratë nga “Mega-Fiore“, në bashkëpunim me ndërmarrjen nr.1 të Bashkisë së Tiranës. Janë trëndafila që do qëndrojnë të çelur gjatë gjithë vitit, në simbol të dashurisë. Unë ju uroj një festë të mbarë e të gëzuar dhe kopshti i dashurisë do të jetë këtu, për të gjithë ju që dëshironi të mbillni në çdo kohë trëndafilin tuaj të dashurisë!” u shpreh Xhindi.Kopshti i dashruisë, në hapësirën e gjelbërt të galerisë së arteve u shndërrua kështu në një simbolik për të gjithë të dashuruarit.