Probleme shëndetësore për Florion Mimën pas seancës maratonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2014, 21:03
Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, e shoqëruar me debate të nxehta mes palëve, duket se ka sterlodhur edhe ish-Ministrin e Ekonomisë, deputetin e PD, Florion Mima.Mësohet se në përfundim të seancës ai ka shfaqur probleme shëndetësore. Para godinës së Kuvendit ka mbërritur menjëherë ambulanca, ndërsa mjekët i dhanë ndihmën e parë Mimës brenda ambienteve të Kuvendit.Nuk dihen ende arsyet se përse Mima nuk është ndier mirë gjatë seancës, por mendohet se tensioni i ulët dhe uria kanë shkaktuar dobësi në shëndetin e deputetit demokrat.