Historia e rrallë e aktorit Lazër Filipi, 63 vjet lumturi me "Shën" Valentinën e tij
Historia e Shën Valentinit është një histori e dashurisë dhe sakrificës së madhe. Prifti i sakrifikuar për hirë të dashurisë nëse do të dëgjonte këtë histori që do ju tregojmë në këtë kronikë sigurisht që do ta shihte të realizuar misionin e tij.Ky është aktori i madh Lazër Filipi i cili 63 vitet e jetës së tij i ka pasur më shumë se Shën Valentin me dashurinë e jetës së tij Valentinën.Ata tregojnë historinë e tyre, njohjen dhe dhuratën e parë të në vitin 1950, që edhe sot duket mjaft e veçantë.“Kemi pothuajse 62-63 vite që e festojmë, që nga dita e parë kur u njohëm në plazhin e Durrësit, ku unë kisha vajtur për të pushuar, pas përfundimit të studimeve për aktor, në Pragë. Atje, edhe Valentina, ime shoqe kishte ardhur me motrën e saj, në shtëpinë e pushimit të Artizanatit. Unë recitova një poezi mes të tjerëve dhe erdhën dy vajza dhe më uruan. Më duket se ajo ishte një poezi lirike, e bukur por dashuria lindi pasi u njohëm aty dhe në shenjë të mos-harrimit të njeri-tjetrit, sepse kjo çerdhen e saj e kishte në Korçë. Shtëpinë e kishin ngjitur me shtëpinë e piktorit të madh Vangjush Mio” theksoi aktori.Jeta e tyre nuk ka qënë aspak e lehtë edhe përse, Lazer Filip si një ndër aktorët e mëdhenjë, ia ka dalë që mbaj gjatë edhe karrierën edhe dashurinë. Në ditën simbolike të dashurinës, ata duan të jenë një shembull i një dashurie 6 dekdash, dhe thonë se të rinjtë duhet të lënë pas interesat por të dashruojnë në vërteësinë e kësaj ndjenje.