PD: Rama e Tahiri mburren në parlament, jashtë sallës grabitje e aksidente

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri se po manipulojnë realitetin e kriminalitetit në vend.Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi theksoi se ndërsa Rama dhe Tahiri bindin shqiptarët se situata është normale çdo ditë, vërtetohet e kundërta në rrugë, në lagje, në banesa e kudo, ku krimi po krijon ankth publik.Deklarata e plotëNë kohën kur në parlament, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, valëvisin me mburrje statistikat e tyre për krimin dhe sigurinë në rrugë, brenda 4 orëve, tre shqiptarë humbën jetën nga aksidentet në Pogradec, Lac e Kurbin, dhe një shitës marketi mbeti i lënduar në mes të Tiranës, në një zonë shumë të populluar, nga grabitësit që i morën dhe paratë e xhiros ditore.Sot në mëngjes, dita ka nisur si përherë me kronikë grabitjeje, ku është hapur me dhunë kasaforta në një zyrë të rëndësishme të shtetit në Bulqizë.Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i kanë hyrë një rruge pa krye, pasi është e pamundur të bindin shqiptarët se siguria është në rregull, kur cdo ditë, vërtetohet e kundërta në rrugë, në lagje, në banesa e kudo, ku krimi po krijon ankth publik.Rama dhe Tahiri po bëhen qesharakë teksa tundin ca fletë me të dhënat që i shkruajnë vetë, pasi realiteti është ajo cfarë përjetojnë cdo ditë vetë shqiptarët.Kjo e bën këtë dyshe edhe më shumë përgjegjëse, pasi ata jo vetëm krijuan terrenin për rritjen e kriminalitetit dhe pasigurisë me shkatërrimin e Policisë së Shtetit, por nga ana tjetër tentojnë të manipulojnë realitetin me shifra dhe propagandë të turpshme.Rama dhe Tahiri mund të jetojnë vetë në kopshtin e Edenit, ku ata ruhen nga dhjetra forca të gardës dhe u sigurohet rruga nga shtëpia në zyrë prej policisë. Por përtej kësaj, realiteti është i frikshëm, dhe përgjegjësit kryesorë për këtë janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.