Dita kombëtare e Serbisë, Ambasadori Zariç organizon pritje në Tiranë
Serbia, shteti i cili tashmë ka nisur rrugën e negociatave për anëtarësim në BE ka festuar Ditën Kombëtare.Për serbët kjo është një festë e dyfishtë sepse përkujton kryengritjen e parë të Serbisë ndaj Turqisë në vitin 1804, por edhe krijimin e Kushtetutes në 1835.Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Ambasada e Serbisë në Tiranë organizoi një pritje të veçantë ku të ftuar ishin personalitete të larta të shtetit shqiptar si dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.Në ceremoni mori pjesë kreu i Kuvendit Ilir Meta, deputetë, Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, Ambasadorë të tjerë të akredituar në vendin tonë, Konsuj Nderi mes Konsulli I Nderit të Meksikës Ylli Ndroqi si dhe një sërë emra të njohur në Shqipëri.Ambasadori serb Miroljub Zariç, ndalet në simbolikën e kësaj dite për kombin e tij"Kjo është një festë shumëfishe për Serbinë sepse ne kujtojmë kryengritjen e vitit 1804, por edhe formimin e Kushtetutës që bëri ndarjen e pushteteve, atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor"tha ai.Duke pranuar se vendi i tij është në një moment të rendësishëm për integrimin europian, Ambasadori thotë se Serbia do vijojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por nuk do të ndryshojë qendrim për pavarësinë e shpallur prej saj.“Qendrimi i Serbisë është i njohur, dialogu dhe kompromisi i dy vendeve nuk do të thotë ndryshim qendrimi i Serbisë ndaj pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Kjo nuk duhet të ketë pengesë për qëllimin e përbashkët, anëtarësimin në BE”, tha ai.Ambasadori serb vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Serbi dhe shpreu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.