Bulqizë, sulmohet Zyra e Gjendjes Civile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2014, 09:59
Sulmohet zyra e Gjendjes Civile në Nënprefekturën e rrethit të Bulqizës. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e zyrës ndërsa ende nuk dihet nëse është vjedhur gjë nga zyra.Mësohet se aktualisht po kryhet kontrolli i materialeve dhe arkivës për të evidentuar nëse mungojnë dokumenat apo sende të tjera.Sipas informacioneve më të fundit autorët kanë hedhur te gjitha dokumentat jashtë ambinteve të zyrave ndërsa janë hapur edhe kasafortat.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.