Arrestohet grabitësi i taksive, i riu akuzohet për 6 grabitje në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2014, 21:34
Policia e Tiranës vë në pranga një të ri, i dyshuar për disa grabitje taksish në kryeqytet. Arrestimi i tij u bë falë një operacioni të zhvilluar nga forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Krimeve të Renda.I ndaluari është shtetasi Redon Asllani 25 vjeç, ndaj të cilit dokumentohen 6 raste grabijesh me armë të taksive. Materialet lidhur me këtë shtetas iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.Forcat e komisariatit numër 4 kanë arrestuar në një tjetër operacion shtetasin Enton Nika 30 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.