Andon Mëhillaj gjen hilenë e mbrojtjes, alibia në gjykatë:Jam me probleme mendore

Andon Mëhillaj i akuzuar si punëdhënësi i killerit Julian Sinanaj, është paraqitur me një strategji mbrojtje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Mëhillaj ka vendosur të fshihet pas probleme të tij mendore, për të cilat pretendon se ai kurohet prej vitesh.Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i tij mbrojtës Lazër Sokolaj i cili shtoi se kjo do të përdoret edhe gjatë procesit të hetimit dhe më pas të gjykimit."Andon Mëhillajt iu komunikuan akuzat të cilat ai nuk i ka pranuar. Ai merr mjekim për probleme mendore. Ai është i terrorizuar, është i tronditur dhe do të japë shpjegime në një moment tjetër" tha avokati.Gjatë verifikimit të masës së sigurisë në krimet e rënda Andon Mëhillaj ka mohurar akuzat dhe se nuk ka lidhje me ato çka dëshmuar dëshmuar Julian Sinaj për të.Andon Mëhillaj u vetëdorëzua ditën e enjte në Prokurorinë e Vlorës, ku deklaroi se e njeh Julian Sinanaj.Por nuk ka qënë një njohje në distance jo ajo e një punëdhënësi me punëmarrësin. Ndërkohë që hetimet në vazhdim nga prokuroia e krimeve të rënda, pritet të zbardhin më shumë nga lidhjet mes Mëhillajve dhe serial killerit.Ndërkohë ende nuk dihet asgjë në lidhje me kushëririn e tij Genis Mëhillaj i cili vijon të kërkohet nga policia shqiptare por edhe nga Interpoli. AkuzatAndon Mëhillaj së bashku me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, i cili është ende në kërkim, akuzohen se janë punëdhënësit e killerit Julian Sinanaj.Ndaj dy kushërinjve Mëhillaj rëndojnë akuza si ajo e “akteve terroriste” dhe të “financimit të terrorizmit”. Akuza të tjera ndaj tyre vijojnë me “fshehje nga organet e drejtësisë”, “fshehje të fondeve dhe pasurisë që financojnë terrorizmin”, “dhënie informacioni nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake” dhe “trafikim të armëve dhe municionit”.Emri i kushërinjve Mëhillaj u lakua menjëherë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj në 25 janar. Ata dyshohen se janë punëdhënësit në shumicën e rasteve për 31-vjeçarin Sinanaj dhe kryesisht e kryenin aktivitetin në qytetin e Vlorës, por jo vetëm.Ky fakt është pranuar tashmë edhe nga Julian Sinanaj, i cili ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptare.Ai ka rrefyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare,ku në të gjitha këto raste ndërmjetësit kanë qenë kushurinjtë Mëhillaj.