Reforma territoriale, Sequi: Kam besim për arritjen e dialogut
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është shprehur optimist për arritjen e dialogut mes palëve politike për reformën territoriale.“Për ketë pikë është folur edhe në progres raportin e Komisionit Europian. Jam informuar se po bisedohet mënyra si do bëhet reforma dhe kam besimin se do të arrihet dialogu mes forcave politike” ka theksuar Sequi.Deklarata e ambasadorit u bë nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar për kontratat e reja të Programit Ndërkufitar Shqipëri - Mali i Zi.Ndërsa ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal është i domosdoshëm për integrimin e përbashkët në BE.
“Vlerësojmë punën e përbashkët të të gjithë aktorëve dhe mbetemi të angazhuar të vazhdojmë në këtë frymë. I garantojmë qytetarëve tanë, se bashkëpunimi në të ardhmen do t'u shërbejë në gjithë diversitetin e tyre. Shqipëria e angazhuar të arrijë objektivat e BE, sot ka sfida të reja. Historia ka treguar se BE bën më të mirën kur ecën përpara me moton 'Të bashkuar në diversitet” ka theksuar Gjosha.Gjithashtu Ministrja Gjosha zhvilloi edhe një vizitë në bashki ku pa nga afër eskpozitën 'Marubi'.“Integrimi para së gjithash është shkëmbim kulturash. Jam e bindur se vendet tona do të zgjerojnë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat” shtoi ajo.