Avokati grek i Ilir Kupës: Gjyq të drejtë, nuk ka vrarë njeri në Greqi

Pavarësisht deklaratave të Ilir Kupës se vetëm i vdekur kthehet në burgjet greke, avokati i cili e mbron në shtetin Helen e garanton për një proces të drejtë gjyqësor atje.Por i  pyetur nëse duhet të ekstradohet Sakis Kehaouglu është shprehur se kjo është një zgjedhje e Ilir Kupës. Deklaratat avokati i bëri nga burgu 302 në Tiranë ku vizitoi klientin e tij.Mbrojtësi i Kupës ndër të tjera sqaroi se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen e një polici dhe një vajzë, të cilët u vranë gjatë arratisë së së tij dhe të 7 shqiptarëve të tjerë.Ilir Kupa është një nga personat më të kërkuar nga nga shtetit grek ku mbi të rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe arratisjes nga burgu dhe është i dënuar me 57 vite burg në këtë vend.