Burri i “rrëmben” fëmijët largohet drejt Turqisë, gruaja denoncon në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2014, 14:43
Dy fëmijë, motër e vëlla, të moshës 6 dhe 8 vjeçar, janë zhdukur prej gati një muaji me të atin e tyre. Zhdukja e fëmijëve është denoncuar në policinë e Tiranës nga e ëma e fëmijëve.E ëma e tyre ka treguar se fëmijët e mitur, djali me iniciale E.D 6 vjeç dhe vajza 8-vjeçare me iniciale E.D. në datë 31 janar të këtij viti, janë larguar drejt shteti turk bashkë me të atin.Ndërkaq blutë e kryeqytetit kanë nisur procedim penal për të atin, Shkëlzen D, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga Interpoli për gjetjen e dy fëmijë të mitur.