Reforma territoriale, Berisha-Gaiannit: Dakord në parim, por vetëm me konsensus

Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasadorin italian ne vendin tone, Massimo Gaiani. Në këtë takim Ambasadori Gaiani ndau me ish-kryeministrin lajmin e vizites ne fillim te marsit te presidentit italian Giorgio Napolitano ne vendin tone, nje vizite ne te cilen ai do te percjelle edhe mesazhin e mbeshtetjes se Shqiperise ne rrugen e integrimit evropian dhe inkurajimin per dialog mes te gjitha paleve politike.Gjatë takimit Berisha i shprehu ambasadorit Gaiani kenaqesine per kete vizite si dhe mirenjohjen me te thelle per presidentin Napolitano, duke theksuar se ai vjen ne vendin tone si nje mik i madh i ketij vendi, i cili ka bere çdo gje per te demostruar miqesine dhe ndjeshmerine ndaj Shqiperise dhe popullit shqiptar.Berisha theksoi gjithashtu se dialogu ka nje rol thelbesor ne çdo shoqeri dhe se Partia Demokratike qe nga fillimi ka treguar qe do mbeshtese pa asnje kusht integrimin evropian te vendit, madje duke ofruar gadishmerine per te lobuar bashkarisht ne Bruksel per marrjen e statusit. Por fatkeqesisht, sipas Berishës, Rama ndoqi axhenden e revanshit.“Qeveria Rama - Meta per here te pare ne 23 vite shkaterroi qellimisht konsensusin duke zhbere ligjin e nepunesit civil nepermjet nje akti normativ tashme te shpallur si antikushtetues. I shpreha ambasadorit se rikthimi i frymes se konsensusit mes paleve nder te tjera kerkon zbatimin e plote dhe paekuivok te vendimit te Gjykates Kushtetuese dhe se qendrimi i qeverise per te mos ta respektuar kete vendim gjykate shkon ne drejtim te kundert me rikthimin e konsensusit. Kjo qeveri eshte ne kundershtim te plote me parimet e shtetit te se drejtes. Me vendime qeverie po pezullohet apo anullohen ligje, po behen te pavlefshme vendimet e Gjykatave. Nderkohe ajo qe kerkon opozita eshte respektimi nga kjo qeveri i Kushtetutes, ligjeve, vendimeve te gjykatave dhe institucioneve te pavarura” nënvizoi Berisha.Ne takim u diskutua edhe per reformen territoriale. Ne lidhje me kete çeshtje, Berisha shprehu qendrimin se opozita ne parim eshte dakort me nevojen per nje reforme te tille dhe se kjo lloj reforme behet vetem me konsensus me opoziten, ashtu siç ka ndodhur edhe me pare.“Per fat te keq qeveria po vjen ne Parlament me nje produkt te parafabrikuar ne zyrat e saj pa dhene asnje garanci per nje konsensus te mirefillte mbi kete proces reforme dhe produktin e saj. Keshtu siç e ka konceptuar qeveria, reforma territoriale eshte vetem nje reforme zgjedhore dhe se opozita nuk eshte e gatshme per nje reforme te këtille” theksoi ai.Gjate takimit, Berisha-Gaianni ndane te njejtin mendim se Shqiperia e meriton prej kohesh tashme statusin e vendit kanditat. Ish-kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Gaiani qendrimin e palëkundur të opozitës per te punuar ne favor te integrimit evropian, ndryshe sic ka ndodhur ne te shkuaren, sepse e kunderta e ketij qendrimi sipas tij do ta bente opoziten ne nje pseudo-opozite.