PD: Projekti i ri i Ramës, shkatërrimi përfundimtar i administratës

Deputeti demokrat Eduard Halimi denoncon shkeljen e re të konsensusit politik, me projektligjin e hartuar në errësirë nga qeveria, që sipas tij zhbën tërësisht Ligjin për Nepunesin Civil. Partia Demokratike e cilëson këtë si një rast të paprecedent në historinë legjislative shqiptare dhe botërore, ku një ligji të miratuar qeveria i bën ndryshime thelbësore, edhe pse ligjin nuk e zbaton për asnjë ditë.Deklarata e plotë:Kryeministri Rama në errësirë dhe fshehtësi të plotë ka firmosur një projektligj te ri, që zhbën tërësisht Ligjin për Nepunesin Civil, anullon reformën e kërkuar në administraten publike, që ishte dhe mbetet kusht kryesor i BE-së për të marre statusin e vendit kandidat.Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent në historinë legjislative shqiptare dhe botërore, ku një ligji të miratuar, qeveria i bën ndryshime thelbësore, edhe pse ligjin nuk e zbaton për asnjë ditë.Një ligj për të cilin u organizuan me dhjetra tryeza me ekspertët në 2 vjet, ndryshohet brenda natës në 16 nene, pa asnjë transparencë nga qeveria, kush ishin ekspertet, kur i hartuan, me kë e diskutuan!Askund nuk ndodh që kryeministri i një Republike Parlamentare, ta bëjë zakon shkeljen e Kushtetutës së vendit, dhe shkeljen e vendimeve të Gjykatës Kushtutetuese dhe të kërkojë anullimin e vendimit të gjykates Kushtutese, me ligj.Ndërsa ditën bllokon në menyrë arbitrare publikimin e vendimit te Gjykatës Kushtetuese, duke penguar ekzekutimin e vendimit, natën firmos ligje që të anullojë vendime gjyqesore, të sulmoje dhe spastroje administraten publike, të shkatërrojë rrugën e integrimin e vendit.Me këtë akt, Edi Rama ka tejkaluar cdo imagjinatë anti-ligjore, anti-kushtetuese, anti-integrim. Edi Rama ka bërë gjithashtu të qartë se është kundër konsesusit politik, dhe ka zgjedhur të hedhë në erë cdo mundësi për të dialoguar me opozitën.Ky projektligj injoron me arrogancë Vendimin e Gjykates Kushtetuese, injoron opoziten, injoron parlamentin dhe partneret nderkombetare, që janë shumë të ndjeshëm për administratën publike.Por ky projekti i ri i Ramës përkeqeson gjendjen e administrates publike sot:-Përkeqëson garancitë për qëndrimin në detyrë, jo vetëm në raport me ligjin ekzistues nr. 152/2013, por edhe me vetë ligjin e vjetër të nëpunësve civil.-Ligjëron të gjitha shkarkimet dhe nxjerrjet në listë pritje, të kryera në kundërshtim me ligjin nga qeveria nga 1 tetori, duke rifutur konceptin e "listës së pritjes" në rastet e ristrukturimit dhe mbylljes së institucionit. Heqja e mekanizmit të listës së pritjes ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian.-Kërkon të ligjërojë të gjitha emërimet e paligjshme që janë realizuar në administratën publike nga data 1 Tetor 2013 - deri më sot.-Synon të kontrollojë procesin e përzgjedhjes së trupës së nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, duke politizuar administratën.-Krijon kushtet për spastrim të gjithë nëpunësve civilë aktualë që janë në periudhë prove.Me këtë projektligj, Edi Rama ka bërë hapa mbrapa, dhe po minon integrimin europian të vendit. Ai po djeg cdo mundësi për konsensus politik në vend, dhe po hap derën e shkatërrimit përfundimtar të administratës.Edi Rama po i jep shqiptarëve edhe një arsye më shumë për ta ndaluar aventurën e tij të rrezikshme, duke u treguar arrogant me ligjin, kushtetuten dhe partnerët ndërkombëtare.Me 20 shkurt, shqiptarët do t'i tregojnë se nuk do t'ia lënë atij në dorë fatet e vendit dhe të ardhmen europiane të fëmijëve tanë."Nëpunësi", Harito: Opozita kërkon të bllokojë, ne do vijojmë reformatI menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, e cila akuzoi opozitën e PD se po tentojnë të bllokojnë me shpresën se gjërat në Shqipëri do të ngecin.Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, në një deklaratë për mediat tha se ndryshimet që Qeveria ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil janë konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe është tentuar të diskutohen me opozitën në Shqipëri, por pa rezultat.Sipas Ministres ndryshimet e propozuara kanë vetëm një qëllim, garantimin e mbrojtjes edhe në rastin e daljes nga shërbimi civil.Deklarata e plotë:Ka një problem me opozitën e Partisë Demokratike sot. Kur i ftojmë në takim në Kuvend për të diskutuar, nuk vijnë, kur i shkruajmë për ti informuar dhe kërkuar mendim, nuk përgjigjen. Në parlament nuk e kanë mendjen tek rendi i ditës e në fund ankohen pse nuk u pyetën.E vërteta është se ndryshimet që Qeveria ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil janë konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, edhe është tentuar të diskutohen me opozitën në Shqipëri. Por, opozita e PD tenton të bllokojë e të mos dëgjojë, me shpresën se gjërat në Shqipëri do të ngecin.Ne jemi të vendosur për të ndërmarrë reformat e nevojshme, brenda kornizës ligjorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në konsultim me partnerët e huaj, e për aq sa mundemi, në konsultim edhe me opozitën.Falënderojmë me këtë rast një pjesë të opozitës, PDIU, që ju përgjigj pozitivisht ftesës dhe nuk u fsheh pas arsyesh absurde, për të mos pranuar as të ulej në tryezën e bisedimeve.Institucionet, sipas kërkesave ligjore, kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet që Qeveria propozon në projektligjin për Nëpunësin Civil; ekspertë vendas dhe evropianë janë konsultuar prej disa javësh tashmë.Kujtojmë gjithashtu që çështjet që qeveria propozon te rishikohen, janë çështje që nuk u diskutuan në komisionet e kuvendit para miratimit te këtij ligji në maj të vitit 2013.Padyshim, për këtë arsye Ligji i miratuar në maj 2013 kishte një të mete serioze; nuk parashikonte asnjë rregullim të pasojave që sjell ristrukturimi apo mbyllja e një institucioni, duke i nxjerre nëpunësit në rrugë, pa asnjë mbrojtje.Ndryshimet e propozuara kanë vetëm një qëllim: garantimin e mbrojtjes edhe në rastin e daljes nga shërbimi civil. Qeveria gjen edhe njëherë rastin për të shprehur qëndrimin e saj të palëkundur për të respektuar dhe zbatuar Kushtetutën dhe ligjshmërinë në vend.Projektligji i propozuar është krejtësisht në respektim te vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili saktëson që ndërhyrjet në Ligjin për Nëpunësin Civil, nuk duheshin bërë me akt normativ por vetëm me procedurën parlamentare. Pikërisht këtë bën projektligji i propozuar, i cili do të diskutohet në Kuvendin e Republikës. Mirëpresim kontributin konstruktiv të deputeteve të PD në komisionet përkatëse.