Urbanët në Tiranë sot në grevë

Tirana në kaos të trasnportit publik, urbanët sot në grevëTë gjithë qytetarët, të cilët përdorin urbanët për punët e përditshme do u duhet të lëvizin sot në këmbë ose duhet të gjejnë një alternativë tjetër. Kjo për shkak të grevës që po zhvillon sot transporti urban.Për 24 orë me radhë asnjë gomë autobuzi urban nuk do të lëviz rrugëve të Tiranës prandaj dhe qytetarët që lëvizin me urban nuk duhet të presin në stasion sepse ky shërbimin nuk do funksiojë si zakonisht.Sindikatat e këtij shërbimi thonë se shkak për grevën është mos marrja e rrogave prej 3 muaj nga punonjësit e këtij shërbimi.Kjo është ndërprerja e tretë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 4 orë, duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës.Dy janë kërkesat e drejtuara nga shoqata e transportit qytetas. Së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbimi dhe e dyta rritja e çmimit të biletës.