Furgonat sherr me autobusat në tryezë, Qeveria: S’negociojmë me sigurinë e qytetarëve

Konkurenca per pasagjere mes autobusave dhe furgonave nuk eshte fshehur as ne sy të qeverisë. Tryeza e thirrur nga Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri, me Shoqatat e Transportit per te diskutuar mbi informalitetin në këtë treg, eshte kthyer ne shesh debate.Shoqatat e Transportit publik me automjetet 8+1 kërkojnë ardhjen e plotë dhe kthimin e plotë me pasagjerë. Por kjo u kundërshtua nga Shoqatat e transportit publik të autobusëve, të cilët kërkojnë që të respektohet ligji për transportin e furgonave taksi.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, tha se sistemi i transportit ndërqytetas nuk mund të vijojë të funksionojë në mënyrë të çoroditur dhe sipas tij shqiptarët duhet të udhëtojnë të sigurtë me cilësi dhe kosto më të ulët. Sipas tij duhet te marre fund dhenja e liçencave ne menyre abuzive.“Kjo qeveri ka një objektiv madhor, u shërbejmë qytetarëve sipas standardit evropian. Ka një sistem i tërë ligjor, që nuk respektohet prej të gjithëve, pasi gjykohet i papërshtatshëm. Ligji që rregullon çështjet e transportit ligjor ju e dini shumë mirë cili është, ai është bibla e transportit rrugor. Ndodh që nga mungesa e një kërkese llogarie, tregu prishet. Nuk zbatohen kërkesat e tij për licencimet e subjekteve për kategori të ndryshme transporti, taksi, rreth qytetas dhe ndërqytetas. Ky problem fatkeqësisht ka filluar te politizohet, pasi mendohet se duke marrë krahun e një grupi interesi po fitojnë ndonjë votë. Kjo nuk është e drejtë se kostoja është për qytetarët dhe jo për ata që udhëtojnë me mercedez të tipit të fundit” tha Haxhinasto.Më tej Haxhinasto u shpreh se shërbimi i transportit ndërqytetas do të bëhet me autobus të cilët do të kenë një kohë të caktuar, me komoditetin përkatës, me garancinë e duhur të shërbimit, me cilësinë përkatëse të mjetit dhe të shoferit, me bileteri me tabelën e orareve siç e kanë edhe vendet e tjera europiane.“Duam ti garantojmë shqiptarëve një shërbim të denjë siç e meritojnë. Ka mënyra të ndryshme për furgonët. Ka transport rreth qytetas që mund të ofrohet një shërbim i tillë. Ka zona që nuk mund të futen autobuza që mund të përdoren furgonat por edhe këto duhet të plotësojnë kriteret përkatëse sa i përket automjetit por edhe cilësisë së shoferit. Kemi mirëkuptimin e plotë të grupeve të interesit por nuk biem dakort për kompromentohet cilësia e shërbimit të qytetarëve” shtoi Haxhinasto.Tahiri: Siguria e qytetarëve nuk do të negociohet me askëndNdersa Ministri Tahiri u shpreh i vendosur ne bllokimi e çdo furgoni te paliçensuar, pasi sipas tij nuk mund te negociohet mbi sigurine e jeteses se qytetareve."Kjo çështje duhet zhveshur nga politizimi. Siguria në këtë rast nuk negociohet me askënd. Modeli negociohet ndërsa siguria jo. Askush nuk mund të vëjë në diskutim jetën e qytetarëve shqiptarë” tha Tahiri.Ai ka shtuar se nuk ka asnjë tërheqje nga qeveria për vendimin e ndalimit të furgonave.“Ndalimi i transportit ndërqytetas me furgonë është një masë e domosdoshme dhe e menjëhershme e planizuar. Nuk ka asnjë tërheqje. Policia e Shtetit do vazhdojë të ndalojë në mënyrë të menjëhershme të furgonave pa licencë, dhe atyre që abuzojnë me licencën taksi dhe që bëjnë linjë ndërqytetase me pasagjerë. Nuk e lejon ligji, nuk do ta lejojë as policia e shtetit. Do kërkojmë të respektohet licenca taksi, duke gjetur termat e modelit të transportit ndërqytetas” tha Tahiri.Shoqatat e Transportit brenda 10 ditësh do të paraqesin propozimet e tyre ne Ministrine e Transporteve për rregullimin e transportit ndërqytetas.