Shqipëria merr armë në Turqi, Kodheli firmos marrëveshjen në Ankara
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për televizonin turk TRT ka nënvizuar se Shqipëria është e angazhuar për sigurinë në rajonin e Ballanit, që ende ka problem të shumta, ndaj dhe roli i vendit tonë mbetet i rëndësishëm në këtë drejtim. Bashkëpunimi me Turqinë në këtë aspekt mbetet i rëndësishëm.“Nga pikpamja gjeopolitike, trajtimi së bashku i të gjitha problemeve kërkon një bashkëpunim të rëndësishëm. Në kuadër të kësaj platforme Shipëria dhe Turqia, ministritë respektive janë duke bashkëpunuar në fushën e zbulimit por edhe në fusha të tjera si dhe në atë të mbrojtjes. Gjithashtu rëndësia gjeopolitike është e rëndësishme. Qellimet tona të përbashkëta në njëfarë mënyre ne mund ti gjejmë nga pikpamja ekonomike apo edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet e tjera për ta bërë këtë më efektive” tha ajo.Në kushtet kur siguria rritet e forcohet, vendi bëhet edhe më terheqës për investitoret e huaj tha Kodheli.“Në Shqipëri bëhet fjalë për një situatë që tërheq investimet. Duhet që sa më shumë të thithen investime të huaja. Kemi më shumë nevoj për investime në Shqipëri. Me të vërtetë që në Shiqpri ka mudësi për këto investime. Këtë e them mbështetur në kushtet e favorshme që ekzitojnë për investimet në Shqipëri. Në një vend të sigurtë mund të tërhiqen unvestime të shumta. edhe veprimet për t'u legalizuar si investitor janë më të thjesha dhe krahu i punës është më i lire”.Duke u ndalur në integrimin e vendit ne BE, Kodheli theskoi se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe shqiptarët e meritojnë integrimin.