Aksidenti në Kukës-Shishtavec, shkon në 7 numri i viktimave
Rritet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në Kukës-Shishtavec. Mbrëmjen e sotme Petrit Mustafa, një nga të mbijetuarit e këtij aksidentit ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës pas 5 pesë ditësh në koma cerebrale.Aksidenti i rëndë ndodhi 5 ditë më parë, rreth orës 06:30 të mëngjesit ku furgoni me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë, dhe si pasojë humbën jetën 6 persona, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.Aksidenti i ndodhur në aksin Kukës-Topojan, rreth 20 kilometra larg qytetit të Kukësit i mori jetën: Majlindës, e cila po priste të bëhej nënë; Meleqes studentes që ëndërronte të bëhej financiere e mirë; Zamirit, drejtorit të shkollës në Topojan; Bashkimit 21 vjeç i cili drejtonte furgonin, por edhe Zekriut, dhe Feimit.Ndërkohë në Spitalin e Traumës u tranportuan 4 të plagosur, ndërsa një djalosh rreth të 20-tat ndodhet në spitalin e Kukësit dhe nuk është transportuar në Tiranë.TE VDEKURMajlinda Çuni, 23 vjeçe, 4 muajshe shtatzënë.Zekri Shehu, 65 vjeç,Feim Biba, 58 vjeçZamir Karanxha, 42 vjeç(Drejtor i shkolles se Topojanit)Bashkim Çuni, 21 vjeç, (Drejtuesi i mjetit, kunati i Majlindës)Meleqe Seriani, 22 vjeçePetrit Mustafa, 26 vjeçTE PLAGOSURZyrije Kovaçi, 74 vjeçe, ka politraum por është jashtë rrezikutXhevahir Çuni, 23 vjeç, në gjëndje kritikeRustem Bibaj 24 vjeç në gjendje të rëndë ka mbetur i paralizuarServet Hoxha, 21 vjeç