Ishte shpallur në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

Ekstradohet nga Italia një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, sot rreth orës 17:00, u krye ekstradimi nga Roma Itali, drejt Shqiperisë i shtetasit shqiptar Lefter Keçi, vjeç 29, nga Shijaku.Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me Vendim të datës 16.07.2011, ka caktuar ndaj shtetasit Lefter Keçi, masën e sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278/2 të Kodi Penal.I ekstraduari Lefter Keçi, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Euxhen Muka, më datë 05.06.2011, rreth ores 13:30, ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasen Rolanda K.,. Trupi i pajetë i kësaj shtetaseje është gjetur më datë 10.06.2011 përgjatë rrugës për në Ishëm.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datën 21.04.2012, shtetasi Lefter Keçi është arrestuar në qytetin e Parmës, Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.