Shkodër, fenomeni i gjakmarrjes, organizohet simpoziumi për parandalimin e tij

Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë në fokus të një simpoziumi të organizuar nga Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi" ne bashkepunim me gjimnazet e qytetit.Dekani i Fakultetit te shkencave te edukimit, Gëzim Dibra, nje prej fakulteteve qe eshte angazhuar per te shkuar familje ne familje per te kerkuar qe te shtrihet dora e pajtimit, tha se gjakmarrja mund te luftohet vetem duke bashkepunuar ngushte te gjitha organizmat dhe vete shoqeria.Ne kete simpozium ishte i pranishem edhe Drejtori i policise se qarkut Shkoder, Shaban Nexhi, si dhe perfaqesues te pushtetit vendor, drejtorise se arsimit etj.Fenomeni i gjakmarrjes ka terhequr edhe vemendjen e Prokurorise, e cila pak kohe me pare ka kerkuar qe policia dhe njesite vendore te evidentojne te gjitha rastet e familjeve te ngujuara per gjakmarrje ne veri te vendit.