Policia rrugore e Kukësit shton masat për drejtuesit e mjeteve

Policia rrugore e qarkut të Kukësit ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha automjeteve që qarkullojnë jashtë standardeve, për shkak të amortizimit të tyre, si dhe atyre mjeteve, drejtuesit e të cilëve nuk janë të pajisur me dokumentacionin e duhur.Erion Ahmetaj, shef i policise rrugore, sqaron se vetëm gjatë këtyre ditëve janë ngritur dhe po funksionojnë disa postoblloqe, në hyrje-dalje të qytetit, në rrugët kryesore nacionale dhe ato rurale.Sipas tij, objekt i kontrollit është zbatimi i rregullave të qarkullimit nga ana e drejtueseve të mjeteve, siguracioni, kontrolli teknik i mjeteve, kryesisht ato te transportit publik.Deri tani janë kontrolluar më shumë se 100 automjete, 10 prej të cilave janë bllokuar. U janë tërhequr dokumentet për mangësi të ndryshme 20 drejtueseve të mjeteve si dhe janë vendosur 90 gjoba për shkelje të ndryshme.