Protesta në Shkodër nga furgonët: Do bëjmë protestën më të madhe në 20 vjet
Perballe frikes se do te ndeshkohen nga policia rrugore, drejtuesit e furgoneve 8 +1 ne Shkoder vijojne te qendrojne pa levizur nga stacioni i tyre i perhershem.Ata presin nje sqarim zyrtar, ndersa thone se do te ndjekin hapat e kolegeve te tyre ne rrethe, duke ju bashkuar protestave ne Tirane, grevave apo çdo levizje tjeter.E ndersa situata vijon te jete e zymte per furgonet e liçensuar, asgje nuk ka ndryshuar per tregun e zi. Furgonet me targa te bardha dhe te paliçensuar vijojne te levizin lirisht ne rruget e Shkodres, e madje duke kryer transportin e udhetareve.Linjat Shkoder-Malesi e Madhe, Shkoder-Muriqan, Shkoder-Vau Dejes, drejt zonave te thella malore etj, vijojne te kryhen nga keto furgone.Policia e Shkodres nga ana tjeter ka kryer vetem disa penalizime ne qender te qytetit me gjoba, apo ndonje bllokim patente, por asgje me shume.