Bllokimi i furgonëve 8+1 në Lezhë, ishin nisur për mort, ndalohen nga policia

Ashtu siç edhe ishte paralajmeruar, furgonet pa liçense perkatese per transport udhetaresh jane shenjestruar nga policia e Lezhes. Por teksa aksioni i rrugoreve te Lezhes ka synuar te penalizoje targat e bardha, vjen edhe reagimi i drejtuesve te mjeteve dhe qytetareve.Ishin nisur familjarisht per ne nje ceremoni mortore, por keta qytetare kane perfunduar te shoqeruar ne polici. Sipas tyre ky veprim eshte nje mase diktature dhe se me veprime te tilla duan te ringjallin nje sistem te cilit i kane dhene fund njehere. Per keto veprime ata i kerkojne shpjegime Kryeministrit Rama, te cilin e akuzojne se po penalizon te gjithe qytetaret.Vetem gjate 24 oreve te fundit, me shume se 20 automjete te transportit urban ne Lezhe, kryesisht furgon 8+1 jane bllokuar nga policia rrugore, ndersa behet e ditur se ky aksion do te vijoje.