Krasniqi- Kumbaros: Të festojmë të gjithë pavarësinë e Kosovës

Të gjithë shqiptarët  të festojnë së bashku 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qënë një ftesë miqësore i bërë nga ministri i Kulturës së Kosovës Memli Kasniqi drejtuar homologes së tij Mirela Kumbaro dhe të gjithë qytetarëve në Shqipëri.Gjatë një takimi të përbashkët mes kabinetit të ministrive respektive u shqyrtuan propozimet e bëra që do të çojnë në hartimin e një kalendari të  parë të përbashkët kulturor.Ky kalendar përfshin aktivitete të përbashkëta kulturore në festivale muzikore, apo në shfaqje teatrale.Drejtuesit e insitucioneve të artit e kulturës prezantuan objektivat e tyre duke vendosur më parë datën e caktuar për këto aktivitete.