Rriti tarifat e siguracionit të automjeteve, shkarkohet nga detyra drejtori i INSIG

Këshilli Mbikëqyrës i INSIG shkarkon nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë.Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të paparalajmëruar dhe të pakonsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve.