Greva le në këmbë të dashuruarit, shoqëria civile proteston. Bashkia: Qeveria hesht

Në destinacionet e përditshme apo thjesht shëtitje për të kaluar Shën valentinin, nëse nuk keni një makinë, do tu duhet të lëvizni në këmbë pasi për 24 orë nuk do të ketë transport publik.Greva e autobusëve urban është vendosur në 14 shkurt, ku Tirana pritet të ketë edhe më tepër fluks për shkak të simbolikës së ditës së të dashuruarve.Reagimet e para kanë ardhur nga qytetarët dhe organizata politike, të cilët kanë protestuar para Ministrisë së Transporteve, duke i paraqitur një peticion nga ku thonë se cilësia në transportin publik nuk do të thotë rritje e çmimit të biletave.Bashkia e Tiranës ka deklaruar sot se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga qeveria në lidhje me kërkesat e shoqatës së transportit urban.Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka deklaruar se qeveria ka zgjedhur të heshtë ndërkohë që shoqata e transportit ka paralajmëruar nesër grevë.Sindikata e punonjësve të transportit publik paralajmëroi zhvillimin e grevës 24 orëshe të transportit qyetatas, kjo për shkak të mosmarrjes së pagave nga punonjësit e këtij shërbimi. Kjo është greva e parë 24 orëshe, pasi më heret ky shërbim bëri 2 greva 4-orëshe.Deklarata e plotë e nënkryetarit Enno Bozdo“Qeveria vazhdon të heshtë dhe të mos marrë përgjegjësitë që i takojnë përballë qytetarëve dhe Shoqatës së Transportit Urban. Deri më sot, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e qeverisë për problematikën e transportit urban dhe siç e dini, nesër është paralajmëruar një grevë tjetër e Shoqatës së Transportit.Qeveria ka zgjedhur të mbyllë veshët dhe të mos dëgjojë problematikën e bërë prezente prej muajsh tashmë; qeveria ka zgjedhur gjithashtu të mos dëgjojë qytetarët të cilët ditë për ditë kërkojnë që çmimi i biletës të mos rritet; qeveria nuk dëgjon as Shoqatën e Transportit Publik e cila kërkon zgjidhje për rritjen e kostove të shërbimit të tyre, të shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit; qeveria nuk ka dëgjuar dhe vazhdon të mos dëgjojë as Bashkinë e Tiranës që prej dy muajsh i ka propozuar mënyrën më të mirë për të zgjidhur këtë çështje.Heshtja nuk mund të mbulojë përgjegjësinë që qeveria ka ndaj qytetarëve, prandaj edhe njëherë, Bashkia e Tiranës i kërkon qeverisë të ndërmarrë vendimin e duhur i cili është një dhe vetëm një, subvencionim i operatorëve të transportit publik dhe jo rritje të çmimit të biletës e cila do të rëndonte mbi xhepat e qytetarëve.”