“Mitralozi” prangos 3 persona në kryeqytet, sekuestrohen 8 armë zjarri
Pas një pune të mirëfilltë operativo-hetimore të kryer nga strukturat e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë nr.2, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Mitralozi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi i 3 shtetasve dhe sekuestrimi i 8 armëve të zjarrit të llojeve të ndryshme.Gjatë këtij operacioni nga strukturat e policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit:- Petrit Adem Hoxha, vjeç 47, banues në Shkozë,- Bashkim Adem Hoxha, vjeç 44, banues në Shkozë,- Julian Petrit Hoxha, vjeç 21.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në zonën e Shkozës, në rrugën “Shemsi Haka”, në momentin që do t’i shisnin një sasi armësh për një shumë të konsiderueshme parash, një shtetasi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve iu bllokuan me cilësinë e provës materiale 8 armë zjarri të llojeve të ndryshme dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh, të cilat u gjetën në automjetin tip Benx të shtetasit Bashkim Hoxha, përkatësisht:- 1 armë zjarri mitraloz i lehtë- 1 armë zjarri automatik model 56- 6 armë zjarri pushkë model 56,- Si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh kalibër 7.62 mm.Në cilësinë e provës materiale u bllokua dhe automjeti tip benz, me targë Tr 9853 R, me të cilin janë transportuar këto armë.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi dyshohen se për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25 të Kodit Penal.Ndërkohë vijon puna për verifikimin nëse këto armë janë përdorur në ngjarje të kriminale të ndodhura në Tiranë apo qarqe të tjera, si dhe për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.