Furgonat çojnë debatin në Kuvend, Rama "tërheq" moratoriumin e Ministri Tahiri

Vendimi i qeverisë për të ndaluar qarkullimin e furgonave ka shkaktuar debate në seancën e sotme plenare.  Opozita e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e qeverisë ndërsa kryeministri Edi Ramaka deklaruar se nuk është dhënë asnjë urdhër për të ndaluar furgonat.Ndërsa u shpreh i prerë se do të ketë transformim të transportit publik, Rama theksoi se nuk do të lejohen më të qarkullojnë mjetet e palicensuara."Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicensuara, qeveria do t`u japë kohë për t`u riorganizuar të gjithë atyre që e kanë një licencë të rregullt dhe që do të bëjnë një zgjedhje bazuar në kushtet e tyre nëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal apo nëse do të bëjnë shërbimin urban brenda rrethit të përcaktuar nga autoriteti që ka përcaktuar licencën për ta. Dhe së treti qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik. Për të bërë të mundur që mos të kemi  autobuza të standarteve europiane vetëm në ato linja të Tiranës që u vunë në kohën kur ju bëtë të njëjtën protestë, të njëjtën rezistencë dhe nga ana tjetër të formalizojmë sektorin. Është sektor i mbytur nga informaliteti, është sektor i mbytur nga konkurrenca e pandershme, është sektor i mbytur nga kthetrat e pamundësisë për t`u zhvilluar. Ne duhet të formalizojmë sektorin dhe do të hapim prespektiva të reja për të gjithë ata që në këtë sektor kanë investuar deri më sot dhe për të gjithë ata që duhet të investojnë në këtë sektor. Dhe nuk kemi shpikje për të bërë por është shumë e thjeshtë dhe normalisht ata që kanë qënë 8 vjet në qeveri dhe nuk e kanë bërë këtë gjë dhe të rrish dhe të pyesësh se si, domethënë i mjeri ky popull kë ka pasur në qeveri dhe fatkeqësisht mjerë ata që besojnë ndryshe nga ne në një rrugë tjetër dhe në krye të kësaj rruge ju kanë ju. Mjerë ata se është rrugë pa rrugë” u shpreh Rama.Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se gjatë 8 viteve që ka qënë në pushtet nuk ka bërë asgjë për transportin publik."Kërkoni llogari për atë çfarë rëndom nuk dini se çfarë flisni por edhe kur jeni të vetëdijshëm për atë që kërkoni bëni sikur nuk e dini. Që si rregull keni pasur 8 vjet kohë për ta bërë dhe jo vetëm nuk e keni bërë por ose e keni lënë të degjenerojë në rënie të lirë ose e keni shkatërruar me dorën tuaj.  Dhe rasti i transportit publik është shumë domethënës sepse i tregon fare qartë të gjitha këto bashkë. Në 8 vjet as që e keni çarë kokën ndonjëherë ta ktheni ndonjëherë kokën nga qytetarët që udhëtojnë për ditë nëpër Shqipëri. Nga viti 2005-2013 janë vrarë nëpër rrugët e Shqipërisë vend I zhvilluar 2952 vetë dhe janë plagosur mijëra e mijëra të tjerë. Por ju çfarë keni bërë?  E di përgjigjen rrugë, rrrugë, rrugë. Keni bërë edhe disa shfaqje duke dalë në ato rrugë për të vendosur policët në çdo kilometër” tha RamaReagon Edi PalokaNdërkohë në replikë me kryeministrin, kreu i grupit të PD-së Edi Paloka kërkoi nga kryeministri të përgjigjet se përse nuk i ka paguar të gjitha paratë firmave të ndërtimit të rrugëve."Këtij zotërisë nuk duhet t`i jepet fjala si kryeministër pasi ky nuk është kryeministër. Ka kaq kohë që del këtu dhe vazhdon të përdorë në mënyrë bajate fjalë si opozitarë sepse nuk ka çfarë të thotë si kryeministër. Për fat të mirë shoh që ministri i brendshëm që rri si i rrahur sepse dje doli dhe tha se do të bllokojmë në mënyrë imediate  të gjithë furgonat, sot nuk e di nëse reflektuan nga konferenca jonë e shtypit apo reflektuan nga protesta e atyre që do t`i dalin nesër para kryeministrisë kjo pak rëndësi ka. Por rëndësi ka që sot doli dhe përgënjeshtroi atë që tha dje si Edvin Adhamulli. Pse e them këtë? Sepse ndodh që bëhet aksident me furgon dhe dalin dhe thonë do ndalojmë furgonat. Sa për rrugët, ato rrugë po shkoni të vizitoni dhe po pozoni përpara rrugëve që kemi bërë ne ndërkohë që një nga premtimet që bëtë është që do t`i jepni paratë firmat që bëjnë ato rrugë dhe morët edhe një borxh që e votuat këtu në Parlament për t`u kthyer paratë atyre firmave.  Na jepni përgjigje pse janë vetëm 3 miliard nga 21 miliard që duhet tu paguani firmave. Pse nuk ia dhatë të gjitha firmave por vetëm atyre që donit ju. Dhe në fund  meqë është bërë këtu në Parlament që del kryeministri dhe flet vetëm dogma. Shoku Mao ka thënë që bajga është më e vlefshme se dogma se bajga të paktën bëhet pleh.Rama replikon sërish“Është e qartë që burimi i citatit të Mao Cedunit është dikush tjetër dhe mbi atë citat është ngritur edhe qënia 20 vjet deputet i këtij jo dogmës që foli përpara meje”.Berisha akuza mazhorancës: Bosët e grupit të tritolit janë mes jushNdërsa në polici u vetëdorëzua “truri” i grupit të tritolit në Vlorë, për ish-kryeministrin Sali Berisha bosat e tritolit gjenden në mesin e mazhorancës qeverisëse. Nga foltorja e parlamentit Berisha akuzoi qeverinë e majtë se po rikthen bandat si në 2003-04.“Një njeri i cili me një paranojë të papërbajtur shpall ditën e parë të ardhjes në pushtet se nuk zbatojnë ligjet e Berishës, zëvendësimin e shtetit ligjor me atë policor. Me vendime të qeverisë, të kryeministrit, apo të ministrave janë dhunuar një numër ligjesh. Ju po riktheni me shpejtësi 2003-04. Ju po ktheni bandat që sundojnë ju, biznesin. Mu në zemër të zonës së kryekreut ju doli banda e partisë. Të gjithë e kanë marrë vesh se i penduari i parë kishte bërë vrasje. Denoncoi por ju e latë për 7 ditë, rrugëve. Ai kishte lidhje me ju, mes Gjikës së Bashkisë, Dervishit të qeverisë. Sinanaj, Gjokonaj, janë ushtarë. Ky është tekniku i vrasjeve, ai është shegert i tij. Por bosat janë këtu mes jush. Kush po i nxjerr. Në grupin e hetuesve ka numërues të tyre, sepse ka qenë numërues i parë, i dytë. Ky është 151 ditori. E cila është zgjidhja? Zgjidhja është se kemi 34 vrasje. Ftoj deputetë e PS-së, që të marrin komunikatat e policisë në të cilat është firmosur për 51 vrasje. Turp! Nuk fshihet krimi.Familjes së Todi Bidos i kanë vënë tritol dhe policia raporton se ka shpërthyer gazi. Po policia pse nuk ka dhënë versionin e saj në lidhje me ngjarjen. Këtu u fol për një aksident tragjik. Po një urim u bë mo zotëri, një vendim u mor për tua marrë shpenzimet. Asnjë nga këto nuk u bë. Shumë shumë dobët, pastaj unë ju pengoj ju këto”tha ai.Andaj nga foltorja, Berisha ftoi qytetarët shqiptarë ti bashkohen marshimit të 20 shkurtit.“Garantoj ata se, çdo premtim mashtrim do ta shndërrojmë realitet së bashku. Çdo mashtrim të tyre. Në hirarkinë e vlerave më eprorja është dinjiteti dhe ne do të marrim nismën që ti çojmë deri në fund premtimet ndaj tyre. Do të jenë shqiptarët krenarë dhe ne nuk mund të pranojmë që të shkatërroni çdo ditë vende pune. Prandaj ftoj çdo qytetar shqiptar, ata që i thonë lirisë, liri, dinjitetit, dinjitet, të vijnë e të bashkohen me ne në 20 shkurt në marshimin e madh”, apeloi Berisha.Ish-kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj mazhorancës dhe Kryeministrit për mashtrimet me të cilat morën votat e shqiptarëve. Sipas tij sot shqiptarët janë kombi më i mashtruar në Europë, pasi besimi i tyre u përdhos me me premtimet boshe për shërbim shëndetësor falas, legalizime falas, 97 % ulje taksash, heqje të TVSH-së për energjinë elektrike dhe ushqime.“I nderuar bashkëkryetar i mazhorancës së 1 Prillit, që u themelua në 100 vjetorin e pushtimit të Shkodrës nga forcat sllave dhe ju zgjodhët pikërisht atë qytet për të hedhur firmat. Kjo mazhorancë hyn sot në 150 ditëshin e dytë të saj të qeverisjes së falimentuar. Këto 150 ditë u mbushën sot për të nxjerrë në shesh mashtrimin e tmerrshëm, që një njeri me probleme të mëdha psiqike i lejoi vetes të mashtrojë shqiptarët.Çurçili thotë: Të majtët me fjalë të marra të çojnë në katastrofë. Komunistët çojnë edhe në dhunë. Këtu po vjen edhe me dhunë. Thelbi i lirisë është dinjiteti njerëzor.Po sot pas 23 vjetësh si janë shqiptarët. Mjerisht sot shqiptarët janë më të mashtruar se bjellorusët, janë kombi më i mashtruar në Europë. Votat e tyre u rrëmbyen duke premtuar atyre shërbim shëndetësor falas, legalizime falas, duke u premtuar fermerëve 5-fishimin e granteve për ta. Votat e tyre u rrembyen duke premtuar ulje 100 % të shqiptarëve, 97 % uljen e taksave, duke u premtuar atyre heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike. Besimi i tyre u përdhos, duke iu premtuar atyre heqjen e TVSH për ushqime.Po çfarë ka ofruar. Ka ofruar faturën afrofe, një gjobë e madhe për qytetarët. BB ka bërë një kërkim se 60 % e shqiptarëve konsumojnë vetëm 220 KV në muaj”, deklaroi ai.Duke e cilësuar një qeveri të falimentuar, Berisha tha më tej se mazhoranca gënjeu edhe për borxhin 700 milionë $.“Po ndërtoni me shpejtësi sistemin e boshit. Premtuat adresim të drejtë të shëndetësisë. Hoqët lokalet për ti dhënë hapësirë spitaleve, por ju keni 150 ditë dhe ka vetëm rrënim. Ky nuk është më buxheti i Sali Berishës, por i juaji. Vitin tjetër ju do jeni të detyruar që do çoni borxhin në 85 %.Nxorrët shpifje për borxhin 700 milionë por ja erdhi Deloitte & Touch dhe ua nxorri 200 milionë dollarë. Prandaj dhe 20 shkurti është dita e madhe. Denar Biba është i regjistruar dhe çdo tender e bën me Edi Ramën dhe ndajnë përqindjen.A e dini ju. Krimi ekonomik është ai i karroatrecave. A e dini ju se, Olsi që u vra u mor në telefon badigardi i ministrit. Momentin kur e kapën plumbat ai po fliste me truprojën e ortakut të tij.Si hajdut xhepash hiç një e nga një koncesionet dhe tani u thoni hajdeni e merrini sërish. Emëruat Koçon në krye të naftës”, tha Berisha.