Analiza e prokurorisë së Elbasanit, Llalla: Thelloni hetimet për korrupsionin e zyrtarëve
Kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka marre pjese ne analizen vjetore të 2013 te Prokurise ne Elbasan. Kreu i prokurorise se Elbasanit, Gentian Osmani, tha ka pasur nje rritje te kriminalitetit, por ne krahasim me vitin 2012 jane shqyrtuar 1059 materiale me shume.Nga ana e tij Kryeprokurori Llalla tha se do te ngrihet nje task-force ne bashkepunim me perfaqesues nderkombetare,ku do te hetojne te gjitha rastet abuzive dhe korrupsionin qe kane si protagonist ose subjekt pushtetaret.Me tej Llalla tha se kane qene te shumta rastet kur funksionaret lokalë kane abuzuar me fondet publike dhe me parate e taksapaguesve.Lidhur me kete ai shprehet se kane filluar edhe proçedimet penale, duke kerkuar bashkepunim nga te gjithe prokuroret dhe Drejtoria e policise se qarkut.Ne fund te fjales se tij ai falenderoi te gjithe punen e bere nga prokuroret per vitin 2013, duke u thene se mbetet akoma pune dhe objektiva per te realizuar.