PD protestë në orën kur ra busti i Enverit, Basha mbledh krerët lokalë:Të gjithë në shesh
Një javë para zhvillimit të protestës së opozitës më 20 shkurt, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së në rrethe.Takimi është zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike ku është vendosur që marshimi-protestë të zhvillohet në orën 14:00 të datës 20 shkurt.Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar se në takim u diskutua për organizimin e protestës.Gjithashtu kreu i opozitës i është përgjigjur edhe kërkesës së mazhorancës për të zhvilluar negociata për reformën administrative."Nuk ka vend për negociata. Ne e kemi thënë prerë qëndrimin tonë" është shprehur Basha.Demokratët do të zhvillojnë në 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha një marshim protestë kundër paligjshmërisë, arbitraritetit, dhe braktisjes së qytetarëve nga ana e mazhorancës.