Gjermania "shuplakë" majtas e djathtas, Hoffman: Jo për stastusin? tërhiqni akuzat ndaj BE
Ambasadori i Gjermanise, Helmut Hoffman, ka sulmuar me doren e majte dhe te djathte politiken shqiptare. Sipas tij opozita e forte nuk do te thote te perkthesh çdo vendim te qeverise ne skandal, ndersa i kerkoi mazhorances qe te mos e cilesojë administraten si prone, duke punesuar militante.“Nuk me pelqejne sjelljete fundit. Opozite e forte nuk do te thote te perkthesh ne skandal çdo vendim te qeverise. Gjithashtu qeveria nuk duhte ta cilesojë administraten si prone, duke emeruar militante. Duhet nje reforme ne administrate, ne menyre qe ajo te jete profesionale” tha ai.E kur vjen puna tek refuzimi i statusit kandidat, ambasadori Hoffman, i cilesoi si te pavend kritikat e Tiranes ndaj Keshillit te Ministrave te Europes, e si rrjedhoje ai kerkoi ndryshim kursi mbi kete çeshtje."Keshilla ime eshte te mos ecni ne rrugen e kritikave ndaj Keshillit te Ministrave te Europes. Arsyet e jo-së per Shqiperine jane nga me te ndryshme. E verteta eshte me e thjeshtë, njoh njerez qe e shikojne si mjaft normale dhe te besueshme, kur u thuhet se BE donte te shikonte sjelljen e opozites dhe qeverise se re”theksoi Ambasadori.Sipas ambasadorit gjerman, qe qershori te jete nje sukses per integrimin e Shqiperise ka nje mundesi, dialog konstruktiv mes paleve. E kete besim ai e ka.“Egziston nje shprehje: “Duhen dy vete per te luajtur Tango”, prandaj duhet bashkepunim mazhorance- opozite, ne menyre qe te prezantohen reforma te shendetshme dhe bindese per BE. Ne nuk presim qe Shqiperia te fitojë luften ndaj krimit dhe korrupsionit, ky eshte nje projekt me aftagjate. Marrja e statusit eshte vetem nje hap ne serine e gjate te hapave, mendoj se gjerat jane zhvilluar dhe Shqiperia mund ta beje kete hap” tha ai.