Sekuestrohet 2 ton drogë në Vlorë, arrestohen 6 persona, destinacioni ishte Italia
Operacioni i koduar "Hijet e Natës" ka çuar në sekuestrimin e 2 tonëve drogë në mes të ditës së sotme në Vlorë. Operacioni i parë është ndërmarrë nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Shën Vasil, ku është sekuestruar 1 ton lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.Lënda narkotike është kapur në një furgon dhe kishte si destinacion Italinë. Në pranga kanë rënë shtetasi Bujar Bodoj, Veli Bodoj, Dritan Bodoj, Pëllumb Caushi, Ledian Gjika, Genci Halili.Ndërkohë sasia tjetër prej 1 ton lënde narkotike është sekuestruar gjatë një operacion të zhvilluar në zonën e Karaburunit në Vlorë.Policia e gjeti lenden narkotike te ndarë në disa çanta, ndërsa brenda tyre ishte paketuar lënda narkotike, gati për tu trafikuar në drejtim të shtetit fqinj.Për këtë operacion nuk ka të ndaluar, pasi personat që e kishin grumbulluar ne Karaburun hashashin janë larguar, ndoshta në pritje të orëve të natës për ta ngarkuar atë në një gomone e për ta trafikuar për në Itali.Por informacionet paraprake te policisë kanë prishur planin e tyre. Përmes mjeteve lundruese të policisë kufitare, uniformat blu e kane transportuar drogen per ne Drejtorine e policise, ndersa vijojne hetimet per te vene ne pranga trafikantet.