Armët e shtetit drejt Kosovës, kapet banda e trafikut, drejtohet nga 2 policë

Dy punonjës të shtetit kanë qenë dhe drejtuesit e një rrjeti të trafikimit të armëve ngs Shqipëria në drejtim të Kosovës.Një inspektor kufiri në policinë e Kukësit që sipas detyrës që suhtronte duhet të luftonte çdo lloj trafiku ka qënë në fakt organizatori i trafikut të armëve, ndërsa një magazinier i një reparti Ushtarak, ka kryer më së miri magazinimin e armëve dhe municioneve, por u ka gjetur një tjetër destinacion, atë të trafikimit përtej kufirit, duke furnizuar kështu rrjetin prej 6 antarësh të këtij grupi kriminal.Fadil Sula, 53 vjeç, lindur dhe banues në Bushtricë të rrethit të Kukesit, me detyrë Inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit Kukës, është i dyshuari si organizatori i trafikimit të armëve dhe municioneveHamdi Matja, 52 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë, me detyrë magazinier armatimi në Repartin 100 pranë Ministrisë se Punëve te Brëndshme, në rolin e furnizuesit kryesor me armë e municione te organizatorëve të këtij trafiku. Rezulton se 52-vjeçari ka furnizuar grupin kriminal, me 100.000 mijë copë fishekë.Të arrestuarit e tjerë janë Liman Gjici 47 vjeç, Lorenc Zyli 34 vjeç, Erjon Zisko,24 vjeç, Abedin Plaku, 53 vjeç.Është dashur një hetim disa mujor deri sa të kryhej prangosja e 6 shtetasve. Operacioni për kapjen e tyre u finalizua në dalje të tunelit të Kalimashit, teksa anëtarët e grupit kriminal ishin duke transportuar 12 mijë e 780 fishekë automatiku e pistoletë;4 armë automatike; një sasi e konsiderueshme, pjesë armësh të ç'montuara.