Vetëdorëzohet në polici Andon Mëhillaj, "porositësi" i killerit negocioi me Kosta Belurin
Vetëm 48 orë kryesimi të listës së më të kërkuarve nga Interpol dhe Andon Mëhillaj i ka dhënë fund arratisë, e i ka besuar duart prangave të policisë.I shpallur në kërkim si truri i grupit të tritolit në Vlorë, 38-vjeçari nga Vlora i ka besuar besës së dhënë nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Kosta Beluri, i cili pas dy ditë negociatash e ka bindur të dorëzohet.Në orët e para të mëngjesit, Andon Mëhillaj, ka lënë strehen e tij ku fshihej që prej fillim janarit në rrethinat e Vlorës dhe është paraqitur para agjentëve specialë të policisë, të cilët e kanë marrë menjëherë edhe nën mbrojtje, duke i veshur jelekun antiplumb dhe me një makinë me targa italiane për të mos bërë bujë e kanë nisur për në Tiranë.Në përballjen e parë ai ka mohuar akuzat se ishte ai porositësi i vrasjeve që kryente Julian Sinanaj.
Në policinë e Tiranës Mëhillaj është sjellë rreth mesditës. I shoqëruar rreptë nga agjentë specialë të policisë dhe i blinduar me antiplumb nga frika se mos kishte reagim ndaj tij pasi akuzat janë të shumta.Sipas burimeve negociatat për dorëzimin e Andon Mëhillajt janë bërë nëpërmjet avokatit Edmond Demaj, i cili ka shërbyer si urë lidhëse me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ndërsa Mëhillaj pritet të japë deklarime të rëndësishme për shumë çeshtje, me të cilat lidhet emri i tij, kushëriri i tij Genis Mëhillaj vazhdon të jetë në arrati.Sipas akuzave dy kushërinjtë hetohen si porositës të vrasjeve të kryera nga Julian Sinanaj, i cili ka pranuar lidhjet me ta. Ndër akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë edhe dy vrasje në Vlorë dhe tritoli në banesën e Ardian Kollozit.Avokati: Akuzat ndaj Andon Mëhillajt të padrejtaAvokati i Andon Mëhillajt, Edmond Dema ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë të padrejta. Ai ka shtuar se mosdorëzimi i Andon Mëhillajt më herët kishte të bënte me sistemimin e familjes së tij.
“Andon Mëhillaj nuk ka pranuar asnjë nga akuzat që janë hedhur ndaj tij. Vetëdorëzimi i tij është bërë për të qenë i pranishëm gjatë hetimeve dhe për t'u mbrojtur sa më mirë. Mosëdorëzimi i tij më herët kishte të bënte me sistemimin e familjes së tij. Pas vendosjes së tritolit në banesën e tij, Andoni mori masa për të mbrojtur familjen. Andoni do të përballet me akuzat, të cilat nuk i pranon. Ai nuk pranon se ka porositur ndonjë vrasje dhe nuk ka asnjë të vërtetë në të gjthë këtë histori. Andoni nuk ka lidhje me botën e krimit, është familjar i rregullt dhe ka dy fëmijë. Ai ka qenë në Vlorë por nuk ka marrë pjesë në krimet për të cilat akuzohet. Andon Mëhillaj ka patur njohje me Julian Sinanaj, por jo në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të. Ata prej shumë kohësh nuk flisnin bashkë. Andon Mëhillaj ka qenë nën kërcënimin e Julian Sinanajt për shumë kohë” ka theksuar avokati duke shtuar se negociatat e vetëdorëzimit kanë qenë shumë të shpejta.Gjithashtu, avokati ka shtuar se çështja ndiqet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që operon në Tiranë dhe ai do të transferohet në kryeqytet. Ai ka theksuar më tej se veprimet hetimore ndaj Andon Mëhillajt mund të shtrihen në të gjtha qytetet ku ka dëshmitarë apo të dyshuar.I pyetur në lidhje me Genis Mëhillajn, avokati Doma ka theksuar se nuk di asgjë për të pasi mbron vetëm Andon Mëhillajn. AkuzatAndon Mëhillaj së bashku me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, i cili është ende në kërkim, akuzohen se janë punëdhënësit e killerit Julian Sinanaj.
Ndaj dy kushërinjve Mëhillaj rëndojnë akuza si ajo e “akteve terroriste” dhe të “financimit të terrorizmit”. Akuza të tjera ndaj tyre vijojnë me “fshehje nga organet e drejtësisë”, “fshehje të fondeve dhe pasurisë që financojnë terrorizmin”, “dhënie informacioni nga persona që ushtrojnë funksione publike”, “prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake” dhe “trafikim të armëve dhe municionit”.Emri i kushërinjve Mëhillaj u lakua menjëherë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj në 25 janar. Ata dyshohen se janë punëdhënësit në shumicën e rasteve për 31-vjeçarin Sinanaj dhe kryesisht e kryenin aktivitetin në qytetin e Vlorës, por jo vetëm.Ky fakt është pranuar tashmë edhe nga Julian Sinanaj, i cili ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë shqiptare.Ai ka rrefyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare,ku në të gjitha këto raste ndërmjetësit kanë qenë kushurinjtë Mëhillaj.