25 mijë ha tokë për ish-pronarët, qeveria "rikthen" kompensimin e pronarëve

Qeveria Rama i rikthen Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave 25 mijë Ha tokë, ndërkohë që vetëm dy javë më parë i hoqi 18 mijë ha tokë bujqësore, një vendim ky që u kundërshtua edhe nga opozita.Me anë të një vendimi, Këshilli i Ministrave kërkon që të identifikohet kjo sipërfaqe toke e cila është në pronësi shtetërore, por në përdorim të qeverisjes vendore dhe më pas të kalojë për konpesim fizik të pronarëve.25 mijë ha tokë pritet që të kalojnë në dispozicion të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila më pas në bazë të listave bën edhe kompensimin fizik të ish-pronarëve.Me vendimin e mëparshëm Këshilli i Ministarve i transferonte 18 mije ha toke bujqesore nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave tek Ministria e Bujqesise.Referuar vendimit të fundit , institucionet përgjegjëse, si Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit te Prones, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe Hipoteka do te identifikojne dhe vleresojne kete siperfaqe toke.Me pas lista e verifikuar do te miratohet nga Keshilli i Ministrave për të kaluar tek përfituesit. Por ish-pronarët nuk e pranojnë kompesimin fizik, pasi toka që ju jepet është në zona ku vlera është shumë e ulët.Shoqata të ish-pronarëve shpesh herë kanë kërkuar që kompesimi i tyre të jetë financiar, pasi vetëm në këtë mënyrë ata marrin shumën që i takon në bazë të çmimit të tokës dhe zonës ku e kanë.E megjithatë edhe kompensimi financiar ka qenë shumë i vogël dhe i ngadaltë, pasi fondet janë të pakta.Fondi i kompesimit për ish-pronarët për 2014 është vetëm 300 milion lekë, po aq sa ka qenë edhe për 2013.Nga ky fond arrijnë që të përfitojnë shumë pak aplikues, duke e zgjatur në kohë këtë proçes.