Rama: Forcim të lidhjeve me botën e sipërmarrjes italiane, rritje të investimeve

Nevoja e tregut shqiptar për përmirësim dhe aftësi të mira sipërmarrëse në ditët e sotme shtron kërkesën që të gjithë ata sipërmarrës që kanë një biznes duhet të kryejnë trajnime profesionale në mënyrë që të jenë të aftë për të integruar metodologjitë më të avancuara në teknologji me proçeset e biznesit.Shkolla e Formacionit Teknik e Manaxherial Grupi Bosch me veprimtari në Itali mbajti një takim në Tiranë, ku theksoi rëndësinë e trajnimeve profesionale për të gjithë sipërmarrësit. Të pranishëm në takim ishin edhe kryeministri Edi Rama, ambasadori Italian në shqipëri dhe volejbollisti i njohur italian Pasquale Gravino.“Ja ku jemi këtu, sot, për të hapur një faqe të rëndësishme bashkëpunimi me Grupin Bosch dhe për të përfituar nga eksperienca e shkëlqyer, cilësore, që ky Grup mund të na ofrojë, pasi kemi marrë angazhimin se do të hapin një bërthamë, fillimisht të reduktuar, por shumë cilësore, të formimit profesional, për të shkuar më tutje, pastaj, me zgjerimin e këtij aktiviteti. Ne shpresojmë edhe me diversifikimin e këtij aktiviteti, sigurisht bazuar edhe në suksesin e bashkëpunimit mes nesh” tha Rama në fjalën e tij.Shkolla e Formacionit Teknik e Manaxherial, pjesë e grupit ndërkombëtar Bosch është një kompani që do të ofrojë kurse trajnimi profesional për sipërmarrësit shqiptarë, kryesisht në fushën e manaXhimit dhe synon nxitjen e inovacionit dhe aftësive sipërmarrëse tek bizneset duke u fokusuar në fushën e teknologjisë së informacionit që sipas sloganit të kompanisë "Çdo kompani të ketë zgjidhjet e tij të personalizuara" .