Rama mbledhje me kabinetin e Ministrave, ja vendimet e miratuara

Këshilli i Ministria zhvilloi të mërkurën mbledhjen e radhës, nën drejtimin e kryeministri Rama. Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme identifikimin e sipërfaqes së tokës prej 25 000 ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të nenit 14, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Drejtësisë e të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave v e n d o s i:1. Në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të kalojë një sipërfaqe toke prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore.2. Ngarkohen Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronës, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë këshillave të qarqeve, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë dhe të vlerësojnë sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.3. Lista për sipërfaqen e tokës në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, që do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave pas përfundimit të saj.4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi” thuhen në vendimin e e zbardhur në faqen zyrtare të Kryeministrisë.Këshilli i Ministrave gjithashtu miratoi në parim marrëveshjen e financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, të përfaqësuar nga Komisioni Eropian, për programin kombëtar për vitin 2013, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit, komponenti “asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional”