Drejtoria e bujqësisë Lezhë, Lleshi: Të investohet në hapjen e kanaleve kulluese

Permbytjet janë gjithnjë të dëmshme, por në qarkun e Lezhës ndryshimet e shpejta të temperaturave dhe pushimi i reshjeve të shiut ndihmuan në minimizimin e këtyre dëmeve.Për Drejtorin e bujqësise, Ndoc Lleshi, këto dëme nuk përbëjne objekt vlersimi kryesisht për mbjedhjet e vjeshtës, konkluzion i arritur pas konsultave me shtabin e emergjencave dhe specialiste të fushes.Sipas Lleshit, fondet që janë planifikuar apo do të planifikohen për këtë qëllim,është më mirë që të vendosen në hapjen e kanalëve kulluese, pasi impakti do të ishte më i madh së një zgjidhje momentale.Permbytjet e janarit perfshin më shume se 3 mijë hektare tokë në qarkun e Lezhës, e perkunder pretendimeve të Drejtorise së Bujqësise për dëme minimale, shume fermere tashme kanë humbur prodhimet e tyre dhe se mbeten vetëm për të provuar sërish më mbjelljet e pranverës.