Peshkopi, makina del nga rruga, plagosen 5 persona të një familje
5 persona të një familje kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme ne vendin e quajtur Kuben, 5 km larg qytetit te Peshkopise, ku automjeti tip Jeep me targa AA 335 CH në të cilin udhëtonin familjarët ka humbur nga kontrollin, duke dalë nga rruga. Mësohet se automjeti ka pësuar disa rrokullisje, duke përfunduar rreth 10 metra poshtë rrugës.Pamje nga aksidenti
Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit Bajram, Fatbardha, Ajet, Nexhat dhe Laureta Çipuri, ku kjo e fundit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është tranportuar drejt spitalit ushtarak të Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa katër të plagosurit e tjerë po marrin mjekimin në spitalin e Peshkopisë.
Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë kanë çuar në devijimin e mjetit nga rruga dhe për pasojë përmbysjen e tij.
