20 shkurti, Basha: Marshim popullor, të ndalojmë të keqen pa na marrë frymën
Takimin me aktivin e Durresit, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha e ka shfrytezuar per ti bere thirrje demokrateve ne mbare vendin qe te mobilizohen per te derdhur ne sheshin “Skenderbej” me 20 shkurt, nje fuqi te madhe njerezore per te protestuar kunder paligjshmerise, arbitraritetit, dhe braktisjes se qytetareve nga ana e mazhorances.
“Të gjithë shqiptarët e lirë që duan t’i drejtojnë me fuqinë e bashkimit një paralajmërim kësaj qeverie “hiq dorë nga tundimet për të rehabilituar diktatorin dhe elementë të modelit të tij” të vinë në marshimin e protestës bashkë me Partinë Demokratike dhe opozitën.Të gjithë shqiptarët e lirë që ndajnë me ne bindjen se kjo qeveri e ka mbushur kupën dhe nuk po reflekton në rrugën e vet të paligjshmërisë, të daljes mbi ligjin, që është rruga e shkatërrimit të demokracisë, të vinë në marshimin e protestës për t’i thënë “ ndal” .Të gjithë njerëzit e lirë, që shohin si i ka braktisur Edi Rama dhe xhunjori i tij Meta premtimet e tij të bujshme elektorale, të vijnë në marshimin e protestës dhe t’i deklarojnë me fuqinë e bashkimit qeverisë dhe kryeministrit dinjitetin e tyre, distancimin e tyre të prerë nga mashtruesi, nga mashtruesit dhe mashtrimet.Të gjithë njerëzit që kanë pritur një vend pune dhe nuk e shohin as në horizontin me të largët të qeverisjes, por që në fakt shumë prej tyre e kanë humbur vendin e punës, janë flakur në rrugë të gjithë ata që ndihen se një fat i ngjashëm i pret, që ndihen të rrezikuar për shkak të politikave dritëshkurtra e të gabuara të kësaj qeverie në rrafshin ekonomik, të vinë në marshimin e protestës për t’i deklaruar kësaj qeverie dhe kryeministrit gjendjen e vështirë e të përkeqësuar ku ndodhen dhe për t’i kërkuar me forcë ndryshimin dhe korrigjimin e kursit. Kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve, kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës, kundër faturave arbitrare afrofe të energjisë, kundër gjobave të paligjshme, kundër shkatërrimeve antiligjore të pronave të qytetarëve, kundër megamashtrimit me shëndetësinë falas dhe përkeqësimit të shërbimit shëndetësor anë e mbanë Shqipërisë, kundër humbjes së vendeve të punës, kundër largimeve arbitrare nga puna, kundër dënimeve kolektive dhe korrupsionit në vendimmarrje si në rastin e djeshëm të furgonave, kundër pasigurisë për jetën dhe pronën.Këto janë disa nga mesazhet dhe paralajmërimet që marshimi popullor i protestës do t’i adresojë qeverisë, që ka kohë që bën sikur nuk dëgjon nga veshët e nuk sheh nga sytë” tha Basha.Kur flitet per proçesin e ripertëritjes se Partisë Demokratike, Bash shprehet mjaft i kenaqur, pasi sipas tij ndihet kudo nje deshire e demokrateve te larguar per tu rikthyer, por dhe nje deshire e papermbajtur e te rinjve per tu bere pjese e kesaj force politike.“Sipas raporteve paraprake anë e mbanë Shqipërisë, janë me qindra e me mijëra të rinjtë dhe të rejat që duan të anëtarësohen në Partinë Demokratike, duke i dhënë një mesazh të madh shprese mbarë shoqërisë shqiptare me përzgjedhjen e tyre. Detyra jonë është t’u japim jetë këtyre dëshirave, me qëllim që në fund të këtij procesi, ashtu siç e kemi vendosur së bashku, Rinovimi, Bashkimi dhe Ribashkimi, Përtëritja, Ripërtëritja dhe Hapja të jenë pasqyruar në një regjistër te plotë të PD-së dhe të na kenë dhënë Partinë e organizuar dhe moderne, që do të startojë në kuvendimin e madh në analizën dhe në zgjedhjet e lira brenda saj, si një detyrë jetike për të sotmen dhe betejat e ardhshme dhe fitoret e PD-së në të ardhmen. Direktiva ime është e qartë dhe pa ekuivok: bashkim dhe ribashkim pa asnjë paragjykim i gjithë kontributeve nëpër vite, hapje e partisë për pranime të reja nga brezi i ri, por pa i mbyllur derën askujt që dëshiron të anëtarësohet në Partinë Demokratike. Ky bashkim jetik , ky rikthim në partinë e tyre, në shtëpinë e tyre i kontributeve politike në vite, ky vlerësim për themeluesit, qëndrestarët dhe anëtarët pa përjashtim, ky afrim i brezit të ri me PD-në u realizua në formë festive gjatë përvjetorëve 23 vjetorit të degëve që nisën pas përvjetorit të Tiranës këtu në Durrës dhe që i kremtuam në të gjitha degët e vendit. Tani është koha që ky bashkim duhet të marrë jetë në formën institucionale, duke u bërë të gjithë pjesë aktive e strukturës politike nga niveli i seksionit në nivelet e tjera të parashikuara në statutin e partisë tonë. Më të mirët duhet të vinë te ne. Më të mirët në shkollë, me të mirët në punë, me të mirët në shoqëri, më të mirët në familje e më pas gjithë familja. Dhe me këtë mbajmë fort një nga shtyllat identitare të forcës tonë politike, faktin që Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re.Një PD pa historinë e saj është pa shtyllë kurrizore.Një PD pa brezin e ri është pa të ardhme” u shpreh Basha.
Kreu i demokratëve shoqërohej në këtë takim nga deputetët Cara, Halimi, Bylykbashi dhe Albana Vokshi. Në përfundim në mënyrë simbolike, dhjetëra të rinj morën kartën e anëtarësisë në PD.
Takimi në Durrës, pason nisjen e një fushate takimesh në rrethe, për të institucionalizuar siç tha Basha, bashkimin dhe ribashkimin e demokratëve kudo në vend.Faza e ripertëritjes se anetaresise pritet te mbyllet deri ne 28 shkurt, nderkohe qe Partia Demokratike futet ne nje faze te dyte, zgjedhjen e strukturave drejtuese.