Pezullohen lundrimet në Vlorë, kapiteneria në gatishmëri,shkak moti i keq
32.5 metra per sekondë shenon shpejtesia e eres ne qytetin e Vlores, duke shkaktuar keshtu probleme ne linjat detare, çka ka sjelle edhe pezullimin e tyre te perkohshem ,deri ne permiresimin e motit.Burime nga kapiteneria e portit te Vlores bejne me dije se aktualisht eshte pezulluar puna ne port , ndersa ne pritje ne portin e Brindizit qendron trageti i linjes Vlore-Itali.E njëjta mase eshte marre edhe per peshkarexhat apo anijet e peshkimit, te cilat jane ankoruar ne vendstrehime ne portin e Zvernecit, ndersa anijet e renda jane ne spirance te mbrojtura brenda gjirit te Vlores.Gjate dites se sotme deti ka shenuar 5 balle ne gji dhe 7 balle ne det te hapur, ndersa ererat e forta kane shkaktuar probleme ne qytetin e Vlores edhe ne furnizimimin me energji elektrike si dhe demtimin ne dru frutore ne zonat e bregut.Policia e qarkullimit rrugor rekomandon drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshem, kryesisht ata te cilet udhetojne drejt jugut te Shqiperise.Nga ana e saj edhe kapiteneria eshte vendosur ne gatishmeri per çdo alarm sos te mundshem nga mjetet lundruese qe kalojne tranzit në ujerat tona, ose ne ujerat neutrale.