Interneti po shkatërron fëmijët tanë, 44% e të miturve shikojnë pornografi në celular

Të miturit nuk kanë krijuar vetëm thjesht varësi ndaj internetit, por shohin pornografi apo video të ndryshme të papërshtatshme për moshën e tyre. Një studim i “Wold Vision” thotë se janë pyetur 821 fëmijët dhe të dhënat janë shqetësuese. 44% e të miturve 13-17 vjeç shohin pornografi çdo ditë.65% e tyre i shohin këto video në celular dhe në dhomën e gjumit. Ridiona Stana, menaxhere e programit të mbrojtes së fëmijëve nga risku në “Wold Vision” thotë se kjo përqindje në shqipëri është më e lartë se në vendet e tjera të Ballkanit që nuk shkojnë më shumë se 12% e të miturve të ekspozuar në faqet pornografike në internet.Risku nuk qëndron vetëm në pasojat psiko-emocionale, por edhe në abuzim të mundshëm seksual. Kjo sepse 47% e tyre janë kontakuar online nga një person i panjohur. Madje as shqiptarë, por amerikanë, angelezë apo italianë.Djemtë janë më të pritur për të qenë lundrues në këto faqe, por nuk mbeten pas as femrat të cilat nga studimi rezultojnë të jenë 390 në.Ekespertët e “Wold Vision” thanë se duhet programe filtrues në kompjuterat e adoleshtëve, kujdes i veçantë i prindërve dhe në anën tjetër kompanitë që ofrojnë internet të mos bëjnë të aksesueshme faqe online pornografike.