PD në krah të drejtuesve të furgonave: Qeveria po lë pa bukë mbi 21 mijë familje
Partia Demokratike ka dalë në krah të drejtuesve të furgonave. Deputeti demokrat për qarkun e Korçës, Gjergji Papa, tha se qeveria po lë pa bukën e gojës mbi 21 mijë familje.Deklarata e plotë:Edi Rama ka vendosur të lerë pa punë, mbi 21 mijë shqiptarë, të cilët ofrojnë shërbimin e transportit me anë të furgonave. I paaftë për të ofruar siguri rrugore, Kryeministri po dënon kolektivisht, të gjithë këtë kategori, që jetojnë dhe mbajnë edhe familjet e tyre me këtë biznes.Pasi corientoi Policinë e Shtetit dhe strukturat që merren me sigurine në rrugë, duke shkelur ligjin, sot Edi Rama po krijon një plagë të re sociale, me urdhërin e tij për të bllokuar transportin interurban të pasagjerëve me furgona.Pjesa më e madhe e drejtuesve të furgonave janë të licensuar dhe paguajnë taksa.Ata ofrojnë një shërbim të cmuar për mijëra qytetarë shqiptarë cdo ditë, të cilët qarkullojnë dhe kryejnë nevojat e tyre nga periferitë më të largëta në qendrat urbane dhe anasjelltas.Por Bllokuesi serial, Kryeministri i vendit, me pretekstin e sigurisë rrugore, ka vendosur dënimin kolektiv, largimin e furgonave nga qarkullmi.Partia Demokratike, e dënon këtë akt të Edi Ramës, dhe i kërkon atij ta rishohë me shpejtësi dhe të heqë dorë nga ky arbitraritet, që do të zhysë në krizë dhe në varfëri më shumë se 21 mijë familje shqiptare që ushqehen nga ky sector.Ne do të jemi në krahun e të gjithë qytetarëve, që po bëhen cdo ditë e me shume, viktima të bllokuesit kryeministër, të arbitrarit kryeministër.