Haradinaj për nismat kundër qeverisë: Vetëm pas konsultimeve me partitë e tjera të opozitës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka premtuar një rrëzim apriori të Qeverisë së Kosovës, nëse ndonjë nga partitë opozitare do të kërkonte mocionin e mosbesimit në Parlamentin e Kosovës. Sipas tij, fillimisht duhet të konsultohen të gjitha partitë, përfshirë edhe vet qeverinë."Mocioni i mosbesimit është real. Por ne duhet të diskutojmë me LDK, Vetëvendosjen dhe me Partitë e tjera dhe në raste se ka disponim edhe mund të ndodhë. Është një situata e mundshme. Vet kryetari i Qeverisë Thaçi ishte dashtë ta reflektojnë. Menjëherë me fillu si të ja bëjmë meqë nuk kemi shumicën dhe të reflektojnë. Është në shpërputhje me tana logjikat musill sikurse jemi legjitimë".Haradinaj, ka thënë se ai nuk i ka shkruar në letër Presidentes Atifete Jahjaga që të shpallë zgjedhje të parakohshme, por që të fillojë konsulta me partitë politike dhe sipas tij, të vihet në pikë të përbashkët nga të gjitha partitë politike për këtë çështje."Unë nuk kam cekë zgjedhje të jashtëzakonshme. Kam cekë të fillohen konsultat dhe vendimi të dal i përbashkët".Ai ka theksuar se këtë kërkesë e bëri për shkak se sipas tij gjendja në vend nuk është e mirë dhe trendi në vend është i keq.